Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha replikon me Toni Gogun: U nxive sterrë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për atë që u tha për farsën elektorale
Në replikë në Kuvendin e Shqipërisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi deputetin socialist Toni Gogu për përfaqësim të dështuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, lidhur me raportin mbi zgjedhjet në Shqipëri. “Ky njeri që flet këtu, u nxi, u bë sterrë në aulën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për ato që u thanë, qoftë në raport, qoftë në diskutime të deputetëve më kryesorë për farsën elektorale në Shqipëri”, deklaroi Berisha, duke shtuar se Gogu kishte marrë me vete edhe deputetin Etjen Xhafaj, por se të dy “dolën të nxirë”. Berisha iu referua deklaratave të...