Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përdorur ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, për survejimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë edhe kundërshtarët e tij brenda Partisë Socialiste. Berisha i cilësoi antikushtetuese rrëzimin e kërkesës së PD-së për mocion me debat në Kuvend dhe pretendoi se opozitës iu mohua një e drejtë kushtetuese. Gjithashtu Berisha ngriti akuza të rënda për përdorimin e SHISH-it dhe AKSHI-t, duke pretenduar se janë kryer regjistrime të paligjshme të opozitarëve dhe se të dhëna shtetërore, përfshirë ato të sistemit TIMS, u janë përcjellë organizatave kriminale dhe armiqve të Shqipërisë. Ai e lidhi Vlora Hysenin me grupin e Ergys Agasit dhe pretendoi se emërimi i saj në krye të shërbimit informativ lidhej me arsyet e shkarkimit të saj...