Berisha: Rama dhe Ron Yeffet, trafikantë ndërkombëtarë armësh. Opozita kërkon Komision Hetimor
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga Arben Ahmetaj në SYRI TV, që ngrenë dyshime për përfshirjen e qeverisë në një skemë të trafikut ndërkombëtar të armëve. Në një reagim të tij, Berisha akuzon Edi Ramaën se, përmes kompanisë ‘KAYO’ dhe biznesmenit Ron Yeffet, është përfshirë në një aktivitet të paligjshëm të tregtimit të armëve. Ai iu referua edhe një regjistrimi audio të publikuar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku dëgjohet Yeffet. Sipas Berishës, bëhet fjalë për një aktivitet që shkel ligjet shqiptare dhe ndërkombëtare, ndërsa Shqipëria dyshohet se përdoret si pikë për eksportin e armëve drejt zonave të konfliktit, përfshirë Sudanin. Kreu i PD-së tha se opozita do të depozitojë në Kuvend kërkesën për ngritjen e një...
Burimi:
syri.net