Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Pozicioni i zotit Salianji në PD, do jetë pozicion beteje!
👁6150
Edhe pse në burg me urdhër politik prej afro një viti, për liderin demokrat Sali Berisha, rikthimi i Ervin Salinajit në partinë e PD, do të jetë i një rëndësie të madhe. Në konferencën me gazetarët, zhvilluar mesditën e kësaj të premteje në selinë blu, kryedemokrati Sali Berisha la të nënkuptohej se Salianji do të ketë një rol kyç në luftën përballë pushtetit. ‘Pozicioni i zotit Salianji në PD do jetë pozicion beteje’, u shpreh ndër të tjera lideri demokrat Sali Berisha, pas interesimit të gazetarëve për të ardhmen e ish-ligjvënësit demokrat, Ervin Salianji.