Berisha: Politika jonë do të kthejë në Shqipëri të rinjtë, kemi nevojë për kontributin e tyre

Berisha: Politika jonë do të kthejë në Shqipëri të rinjtë, kemi nevojë për kontributin e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e sotme mori pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”. Fillimisht Berisha uroi besimtarët myslimanë të cilët sot festojnë Fitër Bajramin. Berisha: Urime për këtë ditë të rëndësishme, që kurorëzon sakrificat dhe tregon çdo arritje dhe në bazë të gjithçkaje është sakrifica e njeriut, duken ëndërrat, ambiciet tuaja, synimet tuaja se çfarë dëshironi të realizoni. Më tej, Berisha tha se PD do të jetë e angazhuar ndaj një politikë e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë, kudo që ndodhen, në Shqipëri. Berisha: Ideja e kthimit të trurit, u diktua prej largimit të trurit.  Ne u përballëm me një largim, një eksod të madh gjatë viteve të fundit. Në këtë kontekst...