“Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës”- Deputeti Erjo Mile: Pedagogët po përdoren nga PD-ja, ata në shesh nuk janë studentë, kërkojnë destabilitet
Deputeti i Partisë Socialiste, Erjo Mile, i ftuar në “Tirana Live” komentoi protestën në Tiranë, e cila vijon prej tetë ditësh dhe pavarësisht thirrjes për dialog nga kryeministri Edi Rama ata zgjodhën sërish të refuzojnë. Ai theksoi se Sali Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës, ndërsa theksi se pedagogët që dolën sot në protestë janë një strukturë e Partisë Demokratike. “Kryeministri ka ftuar në dialog, ku të duan dhe si të duan. Kjo protestë nuk ka një kokë, nuk ka një përfaqësues të saj, dhe nuk kanë artikuluar kërkesat e tyre të argumentuara, protestuesit mbajnë qëndrim radikal politik. Berisha po tenton të bëhet zëri i protestës. Ata që janë në shesh realisht nuk janë studentë. Kemi duke protestuar fëmijë dhe të rinj. Ka...
Burimi:
javanews.al