Berisha përshëndet fitoren e Nelson Hysës: Një fitore e jashtëzakonshme!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në Facebook-un e tij një mesazh për fitoren e boksierit shkodran Nelson Hysa ndaj norvegjezit Thomas Narmo në “O2 Arena” të Londrës. Berisha e cilëson fitoren e Hysës si “të jashtëzakonshme”, duke vlerësuar se ai mbrojti titullin WBO Global për peshat e rënda dhe nderoi flamurin kombëtar. Në postimin e tij, Berisha e uron boksierin shqiptar dhe shpreh dëshirën që Hysa të bëhet së shpejti Kampion Bote. Postimi i plotë: Nelson Hysa, një fitore e jashtëzakonshme! Të nderuar miq, Nelson Hysa, boksieri profesionist shkodran i peshave të rënda, në një duel me norvegjezin Thomas Narmo (në "O2 Arena" të Londrës), mposhti me një sukses spektakolar kundërshtarin e tij dhe mbrojti titullin WBO Global për peshat e rënda....
Burimi:
syri.net