Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Berisha për vizitën e Ramës në Vlorë: Kur kap institucionet për fyti, bën ç’të dojë si kreu i narkoshtetit
Ndërsa mbrojti kompaninë “Bankers” gjatë qeverisjes së tij, duke thënë se kishte paguar detyrimet që nga renta 10%, pagesa për Albpetrol, tatimet dhe taksën e karbonit, duke e quajtur prokurorin që bëri deklaratën për shtyp ku theksonte se nuk ishin paguar detyrimet, si mashtrues dhe pa moral, Sali Berisha u pyet sot në konferencë edhe për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Vlorë, për aksionin dhe urdhrin e lirimit të hapësirave publike. Me një nënqeshje para përgjigjes dhe ironi, ai sulmoi kryeministrin si kreun e një narkoshteti që shkoi në një qytet ku ligji dhe institucionet nuk ekzistojnë. “Flet vetë....