Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Berisha për Kodin e ri Penal: Narkoshteti hartoi një narkokod pa pyetur as Prokurorin e Përgjithshëm
Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon me akuzat dhe qëndrimet kundër qeverisë ”Rama 3”, edhe pse grupi i tij dhe pothuajse opozita është me pushime. Këtë herë në një postim të shkurtër në Facebook ku e ka përkthyer edhe në gjuhën angleze, Berisha ka një fjalë për draftin e Kodit të ri Penal. Ai thotë se narkoshteti hartoi një narkokod pa pyetur as Prokurorin e Përgjithshëm. ”Narkoshteti hartoi një narkokod pa pyetur as Prokurorin e Përgjithshëm! Ligje mafioze për qytetarët, amnisti për zyrtarët”,-shkruan Berisha.