Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Opozita shqiptare e gatshme për çdo sakrificë që të largojë një armik të egër të votës së lirë
Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, lideri i opozitës Sali Berisha është shprehur se, opozita do të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe është e gatshme për çdo sakrificë që të largojë Edi Ramën. ‘Një objektiv tjetër madhor është denoncimi i narkoshtetit, balozëve të krimit me mandat ministrash, kryeministër, me mandat deputetësh, gjykatësish, kryepolicësh etj. Këta janë sot armiqtë më të egër të kombit shqiptar dhe shqiptarëve. Në këtë kontekst kjo ka një rëndësi shumë të madhe. Ne do ndërgjegjësojmë komunitetin ndërkombëtar se çfarë rreziku të madh përbën për shqiptarët, rajonin dhe më gjerë,...