Berisha nxjerr ‘zbuluar’ Ramën për avionët zjarrfikës: Të vetmen flotë që ke në dispozicion, gënjeshtrat e tua

Berisha nxjerr ‘zbuluar’ Ramën për avionët zjarrfikës: Të vetmen flotë që ke në dispozicion, gënjeshtrat e tua

Teksa vendi digjet nga zjarret që kanë cenuar në jo pak raste edhe jetët njerëzore dhe kanë djagur pasuritë natyrore dhe të qytetarëve shqiptarë, kryetari i PD, Sali Berisha përmes një video ka përgënjeshtruar kryeministrin Edi Rama, për masat e qeverisë në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në vendin tonë. Përmes  një reagimi në rrjetet sociale, bashkangjitur deklaratës së Ramës përmes ‘premtimit’ të këtij të fundit, Berisha shkruan se: ‘Të vetmen flotë që ke në dispozicion është ajo e gënjeshtrave tua’. Më herët kreu i qeverisë, Rama lajmëroi vënien në dispozicion të një flote ajrore duke nisur nga kjo verë,...