Berisha nuk dorëzohet: Duhet një front i gjerë opozitar për rrëzimin e qeverisë

Berisha nuk dorëzohet: Duhet një front i gjerë opozitar për rrëzimin e qeverisë

Sali Berisha nga foltorja e “Ripërtëritjes” me degët 1, 2, 3, dhe 12 të Tiranës, tha se bashkimi në një front të gjerë opozitar është jetik për rrëzimin e kësaj qeverie. “Ne duhet të bashkohemi kundër të keqes më të madhe”, tha Berisha duke ftuar çdo demokrat në këtë mision. Kreu i PD-së ftoi të gjitha forcat politike, edhe ato që në program janë kundër Partisë Demokratike, që të bashkohen me PD-në për realizimin e këtij qëllimi madhor. “Ta mbajnë programin si të duan, nuk kërkoj ndryshimin, por ama nuk mund të mohosh se rreziku madhor i kombit është Edi Rama. T’i heqim mënjanë dhe të votojmë si qytetarë të lirë.  Në qoftë se alternativa jote kundër Partisë Demokratike fiton vota nga qytetarët e lirë,...