Berisha ngre akuzat për Vlorën Hyseni: SPAK e mbron, nuk e cilëson pjesë të grupit kriminal

Berisha ngre akuzat për Vlorën Hyseni: SPAK e mbron, nuk e cilëson pjesë të grupit kriminal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot SPAK-un se po mbron ish-drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, duke mos e cilësuar atë si anëtare të grupit të strukturuar kriminal. Pas mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha e cilësoi këtë si pjesë të përpjekjeve të “narkoregjimit” për ta mbrojtur Hysenin. “Së pari, prokuroria e partisë nuk e cilëson atë anëtare të grupit të strukturuar kriminal. Lexoni akuzën: nxjerrje sekreti shtetëror dhe ndihmë të një krimineli. Kujt duan t’ia shesin këtë këta?”, deklaroi Berisha. Ai pretendoi gjithashtu se Hyseni ka pasur qindra komunikime me persona të përfshirë në hetim, duke shtuar: “Kjo është anëtare kryesore e grupit më të rrezikshëm kriminal”.