Berisha: Nesër të gjithë në protestën kombëtare në Tiranë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat, nga ku bëri thirrje për protestë kombëtare të fuqishme, nesër në orën 12:00. “Të dashur qytetarë dhe qytetare, nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët, anëtaret, mbështetësit e saj nga mbarë vendi në protestë kombëtare të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore. Studentët në revoltën e tyre shumëditore kanë dëshmuar guximin e paparë ndonjëherë të qytetarëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Studentët në revoltën e tyre kanë gjunjëzuar narkoshtetin jo një po disa herë. Me trimërinë e tyre, vajzat dhe djemtë e gjimnazeve dhe të universiteteve kanë fituar një simpati botërore. Studentët kanë bërë krenarë sot me trimërinë, guximin e tyre çdo shqiptar. Protesta të shumta ka kudo, por...
Burimi:
ntv.al