Berisha në SHBA/ Balliu: Kemi 14 vite që flasim…Sulmon Ramën: I ra maska, njerëzit po e kuptojnë të vërtetën

Berisha në SHBA/ Balliu: Kemi 14 vite që flasim…Sulmon Ramën: I ra maska, njerëzit po e kuptojnë të vërtetën

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka komentuar protestat qytetare dhe zhvillimet politike në vend, duke deklaruar se rezistenca e qytetarëve ka ekspozuar, sipas tij, fytyrën e vërtetë të qeverisjes së Edi Ramës. Balliu tha se protesta ka bërë atë që opozita, sipas tij, nuk ka mundur ta bëjë për 14 vite: “zhveshjen e maskës së Edi Ramës”. “Rama e ka frikë këtë protestë. Kjo protestë bëri një gjë që ne nuk arritëm ta bënim, bëri zhveshjen e maskës së Edi Ramës”, deklaroi Balliu. Duke përdorur një gjuhë të ashpër, deputeti demokrat e akuzoi kryeministrin për lidhje me krimin e organizuar dhe për mashtrim politik, duke e cilësuar si “hajdut të rëndomtë” dhe “karagjoz”. Balliu u ndal edhe te zgjedhjet e mundshme për Bashkinë e...