Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha në kongresin e PPE në Valencia, Chris Lacivita takim online me kandidatët e PD
👁6994
Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris Lacivita, ka zhvilluar gjatë ditës një takim me të gjithë kandidatët dhe shtabet e fushatës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Takimi mes Lacivita dhe kandidatëve është zhvilluar online, ku u ka dhënë porosi se çfarë mesazhesh duhet të përcjellin te elektorati. Strategu i fushatës mësohet të ketë udhëzuar kandidatët që të vijojnë me prezantimin e programit dhe të shtojnë takimet në terren. Ndërkohë që Tiranë kandidatët merrnin udhëzime nga strategu i fushatës, lideri i opozitës Sali Berisha ndodhej në Valencia ku po merr pjesë në kongresin e Partive Popullore Evropiane.