Berisha në Këshillin e Europës: Shqipëria përballë një kërcënimi ekzistencial, qëndrim për të shpëtuar kombin

Berisha në Këshillin e Europës: Shqipëria përballë një kërcënimi ekzistencial, qëndrim për të shpëtuar kombin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për përmasat e emigracionit dhe shpopullimit të Shqipërisë, duke e cilësuar situatën si një kërcënim real ekzistencial për vendin. Në fjalën e tij para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Berisha kërkoi një qëndrim më të fortë ndërkombëtar ndaj zhvillimeve në Shqipëri. Ai iu referua të dhënave të Eurostat-it, sipas të cilave një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve jetojnë në vendet e Bashkimit Europian. “Shqipëria ndodhet përballë një kërcënimi ekzistencial, atë të shpopullimit”, deklaroi Berisha, duke theksuar se emigracioni masiv po sjell pasoja të rëndësishme demografike dhe sociale. Sipas tij, nga çdo 1 mijë shqiptarë, 466 jetojnë në vendet e BE-së, shifër të cilën kreu demokrat e përdori për të nënvizuar përmasat e largimit të popullsisë...