Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha në fushatë nga Tropoja: Brenda 100 ditësh do çrrënjosim varfërinë, Shqipëria qeveriset nga një “argat i Vuçiçit”
👁4960
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi këtë të dielë takimin përmbyllës elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në qytetin e tij të lindjes, Tropojë, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 11 majit. Duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur, Berisha premtoi se qeverisja që propozon do të çrrënjosë varfërinë e skajshme nga Tropoja brenda 100 ditëve të para. Ai e cilësoi koalicionin e tij si një mision për të rikthyer dinjitetin, mirëqenien dhe shpresën te familjet shqiptare. “Programi ynë është përjashtimi brenda 100 ditëve i mjerimit dhe varfërisë së skajshme nga Tropoja. Ne nuk duam që njerëzit të mbijetojnë,...