Berisha: Në 12 vite Rama la shkollat pa nxënës, shtëpitë pa fëmijë, djepet bosh!

Berisha: Në 12 vite Rama la shkollat pa nxënës, shtëpitë pa fëmijë, djepet bosh!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Berat, nga ku zhvilloi takimin përmbyllës në këtë qark në prag të zgjedhjeve të së dielës. Në fjalën e tij para qytetarëve, Berisha  akuzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë se ka zbrasur Shqipërinë nga rinia. Ai i bëri thirrje demokratëve të votojnë më 11 maj për të shpëtuar vendin me atdhetari. Pjesë nga fjala e Berishës: E diela është nesër. Në duart tona është më afër se kurrë. Më e sigurt se kurrë fitorja e çdo opozitari dhe çdo shqiptari që ndjen në dejet e ti, gjak shqiptar, në shpirtin e tij...
Burimi: Opinion.al