Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-së? Precedentët me Maduron, Ahmadinexhadin dhe zyrtarë rusë që morën vizë me statusin ‘non grata’
👁3069
Gazetari amerikan Marc Caputo shpërndau në rrjetet sociale mbrëmë një komunikim të tij me një zyrtar të DASH-it, sipas të cilit një udhëtim i kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në SHBA nuk është i ndaluar plotësisht në raste specifike. Në fakt, një person i shpallur nga Departamenti i Shtetit – për shembull sipas nenit 7031(c) për korrupsion ose sipas sanksioneve Global Magnitsky – në parim nuk lejohet të hyjë në territorin e Shteteve të Bashkuara. Por ligjet në fuqi në SHBA bëjnë përjashtime për disa raste që kanë lidhje me interesat kombëtare të vendit; vizitat në OKB si dhe raste...