Berisha mbron Erjon Veliajn: Kryebashkiakut të Tiranës po i shkelen të drejtat në qeli

Berisha mbron Erjon Veliajn: Kryebashkiakut të Tiranës po i shkelen të drejtat në qeli

Ish kryeministri Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë përpara Prokurorisë së Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” i akuzuar për aferën e dyshuar korruptive “Partizani”. Pasi qëndroi pak minuta brenda ambjenteve të SPAK, lideri i demokratëve firmosi duke lënë një shënim dhe në dalje dha një deklaratë për mediat ku nuk kurseu akuzat për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani. Në vijim Berisha sërish foli edhe per kryebashkiakun Erion Veliaj i cili prej muajsh ndodhet në qeli. Sipas tij, Veliajt i janë shkelur një serë të drejtash, duke vlerësuar edhe raportin e avokatit të popullit....