Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha lë të hapur bojkotin e Kuvendit në shtator: Gjithçka do e vendosë…
Që pas 11 majit me rezultatin e humbjes së thellë, Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike që ai drejton, nuk do i njohë këto zgjedhje. Në konferencën e kësaj të mërkure, Berisha u pyet nga gazetarët, nëse Partia Demokratike do të jetë pjesë e parlamentit në legjislaturën e re. Duke e lënë të hapur mundësinë, gjithçka do vendoset nga forumet tha kreu i PD. -PD nuk i njeh zgjedhjet, a do jetë pjesë e parlamentit në legjislaturën e re? “Të gjitha do vendosen nga forumet Partisë Demokratike. Gjithçka do e vendosin forumet”-tha Berisha. Top Channel