Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë
Përkrahja e Sali Berishës ndaj protestuesve të dhunshëm me maska ka arritur një tjetër prag. Në përgjigje të shpërblimit prej 2500 eurosh nga kryeministri Edi Rama për policët, kreu i Partisë Demokratike njofton se protestuesit e dënuar do të dëmshpërblehen 100% dhe do të dekorohen sapo kjo forcë të vijë në pushtet. Berisha shton edhe se për rastet e lëndimeve të lehta, mund të përballohen nga mjekë e infermierë të partisë, në një pikë mjekimi që do të ngrihet. Gjithashtu ofron edhe shërbim falas avokatie e denoncimesh, duke e plotësuar ‘strehën’ e ngritur brenda selisë së PD për protestuesit e maskuar. Deklarata e plotë: Sikundër dua të garantoj studentët dhe qytetarët se për çdo lloj dënimi që ata marrin sot, do të dëmshpërblehen 100% nga...
Burimi:
javanews.al