Berisha: Këtë të shtunë ftojë në protestë, ora 12.00, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD

Berisha: Këtë të shtunë ftojë në protestë, ora 12.00, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh anëtarëve të partisë, duke i ftuar të marrin pjesë në protestën kombëtare të së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve që po protestojnë në Tiranë. Në mesazhin e tij, Berisha e cilëson revoltën e të rinjve si “epike e frymëzuese” dhe akuzon qeverinë për dhunë ndaj protestuesve. “Të dashur anëtarë dhe anëtare të PDSH-së! Me këtë mesazh ju përshëndes përzemërsisht dhe kërkoj nga secili prej jush që nesër, në orën 12:00, të jeni në Protestën Kombëtare të PD-së, në mbështetje të revoltës epike e frymëzuese të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, si dhe kundër dhunës shtazore të narkorregjimit të Edvin Kristaq Xhelatit ndaj tyre! Studentët po luftojnë për ne. Nesër...