Burimi:
Sot.com.al

‘Berisha kërkon të fshijë drejtësinë’, Koçi: Po mban zvarrë Shqipërinë, premtimet për pensionet lojë kungulleshkash
👁12004
Deputeti socialist Petro Koçi ka kritikuar ashpër Sali Berishën në një studio televizive, duke e quajtur atë një “antikomunist të shëmtuar”. Koçi ka theksuar se lidhjet e Berishës me regjimin e Enver Hoxhës janë të dokumentuara, duke përmendur fotografinë e tij me familjen e Hoxhës dhe vetë udhëheqësin komunist. Ai ka ironizuar edhe qëndrimet e Berishës, duke sugjeruar se mund të ketë qenë i prekur nga vdekja e Enver Hoxhës, një ndjeshmëri që ai e sheh si të dyshimtë, duke e akuzuar për dyfishësi në qëndrimet politike. Koçi gjithashtu ka kritikuar programin e PD-së për zgjedhjet e 11 Majit, duke...