Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një intervistë për Klan News u shpreh se mbështetja për studentët është e pakufishme nga ana e demokratëve. Ai theksoi se strukturat dhe forumi rinor i Partisë Demokratike janë aty në protestë që nga minuta e parë e saj dhe do vazhdojë të qëndrojë deri në fund. Kryedemokrati pohoi se mbështetja e PD-së për protestën nuk e “vret” lëvizjen e studentëve, por përkundrazi i jep forcë asaj. Ai theksoi se Partia Demokratike ka shpallur dy parime, të cilat sipas tij, në thelb mbrojnë studentët dhe kauzën e tyre. “Përkundrazi! Protestën unë e kam mbështetur sipas rregullave që ata (studentët) e përcaktuan vetë. Ne kemi shpall dy parime: parimi i parë të mbështesim studentët me potencialen tonë, parimi i...