Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha: Jo bojkot Parlamentit, betejë në çdo front për të garantuar zgjedhje të lira
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha rrëzoi sot mundësinë që opozita të bojkotojë parlamentin e ri që do të nisë punën në shtator. Edhe pse vendimi final ende nuk është marrë, vetë Berisha sqaroi se beteja në çdo front përfshi sallën e parlamentit është opsioni që ka më shumë mbështetje. “Nuk është opsion bojkoti i parlamentit. Çdo opsion është në tavolinë, por në tërësi beteja në çdo front është opsioni më i pëlqyer”, tha Berisha. Kur flet për betejë në çdo front, Berisha ka parasysh betejën për zgjedhje të lira e të ndershme e cila sipas tij është i vetmi...