BERISHA HAP DOSJEN: Çfarë fshihet pas “romancës së Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit?

BERISHA HAP DOSJEN: Çfarë fshihet pas “romancës së Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas publikimit të komunikimeve mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke e lidhur çështjen me përgjegjësinë politike të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë publike, Berisha tha se, sipas tij, përpjekja për ta paraqitur marrëdhënien mes Hysenit dhe Agasit si një çështje personale nuk pasqyron atë që ai e konsideron thelbin e hetimit. Berisha pretendoi se Hyseni ka vepruar në vendimmarrjet e saj me dijeni dhe porosi të kryeministrit Edi Rama. “E vërteta është se Vlora Hyseni çdo hap, çdo vendim e ka bërë me dijeni dhe porosi të Edi Ramës”, deklaroi Berisha, pa paraqitur në këtë deklaratë prova të reja që të vërtetojnë këtë pretendim. Reagimi i tij vjen në...