Berisha fut militantët në protestë, tensione me protestuesit: Përçarja i shërben Ramës! Të rinjtë: Demokratët të vijnë, Saliu e deputetët jo!
Protestuesit para Ministrisë së Arsimit i kanë pritur me ‘këmbët e para’ militantët e Partisë Demokratike që po përpiqen t’u bashkohen. Ata kanë krijuar një kordon për të mos i lejuar, ndërsa kanë nisur edhe thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “opozitë e shitur.” Një përfaqësuese e PD u bën thirrje të bashkohen sepse përçarja i shërben Ramës, por protestuesit i thonë se ata janë bashkë. Ata i thonë se demokratët janë të mirëpritur, por jo Berisha dhe deputetët e tij kur protesta është edhe kundër opozitës. Përfaqësuesja e PD: Po i shërbeni Ramës! Bëhuni sot bashkë! Protestuesi: Kjo parti e ka sjellë popullin këtu! Përfaqësuesja e PD: Sot bëhuni gjithë shqiptarët bashkë për të rrëzuar Edi Ramën! Protestuesi: Shqiptarët janë bashkë! Protestuesi...
Burimi:
ntv.al