Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Berisha fushatë në derën e SPAK/ Kryetari i PD akuzon SPAK për dy standarte gjatë fjalimit merr duartrokitje nga “313”
👁10551
Duke u paraqitur në SPAK, ish-kryeministri Sali Berisha mbylli me një rrugë dy punë. Më e para, ju bind urdhrit të gjykatës, ku firmosi procesverbalin përkatës për llogari të hetimit penal. Por njëkohësisht nuk e la pas ritmin e fushatës me mesazhin e numrit zgjedhor 1 në kapele. Megjithatë, ka edhe një çështje të tretë që mbetet e pandryshueshme te ish-kryeministri, dhe ajo është kritika ndaj SPAK. Duartrokitjeve të mbështetësve iu bashkuan edhe zërat e të paraburgosurve të 313, të cilët janë fqinjët e Prokurorisë së Posaçme. Për Berishën, ky ishte një moment për të kujtuar takimin në Komitetin Antitorturë...