Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: Fasonët janë prodhim, punësim dhe krenari kombëtare. Situata e vështirë për ju do të marrë fund më 11 Maj
👁2205
Në një takim pranë një fasonerie në autostradën Tiranë-Durrës, lideri i opozitës, Sali Berisha, përgëzoi sipërmarrësit dhe punonjëset për arritjet dhe standardet e larta që kanë arritur në një sektor të rëndësishëm për ekonominë. Ai kritikoi ashpër qeverinë për mungesën e mbështetjes ndaj eksportuesve, duke theksuar se zhvlerësimi i euros dhe politikat e gabuara kanë sjellë mbylljen e qindra sipërmarrjeve. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për qëndrime antiekonomike dhe përçmuese ndaj sektorit fason, të cilin e cilësoi si krenari kombëtare. Sipas tij, nga viti 2023 deri në vitin 2024, eksportet janë ulur me 32 përqind, duke shkatërruar një të tretën...