Berisha e quajti të pabesë, Shehaj në Klan News: Ato informacione ua kam dhënë unë!

Berisha e quajti të pabesë, Shehaj në Klan News: Ato informacione ua kam dhënë unë!

“Agron Shehaj sigurisht që është opozitë e opozitës, ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike”, kështu u shpreh në emisionin e “Opinion” të Enjten kryedemokrati Sali Berisha.Pikërisht për këtë akuzë, u përgjigj sot në studion e Klan News kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj. Në intervistë për gazetarin Besard Jacaj, ai tha se “është akuzuar se ka marrë diçka që në fakt e ka dhënë”, duke shtuar se ka ndihmuar Berishën dhe demokratët të rimarrin këtë forcë politike kur Lulzim Basha “u vodhi gjithçka”.“Unë jam sipërmarrës, jam marrë me teknologji. Në aktivitetin politik kam mbledhur informacione që më duhen, e vërteta është se kur Lulzim Basha vodhi gjithçka, Rithemelimi s’kishte asnjë informacion. I morën te...