Berisha: Do të publikojmë listën e zezë të mercenarëve që kanë dhunuar protestuesit, dhunën e filloi policia
Kreu demokrat premtoi gjatë një konference shtypi se ‘do të publikojmë listën e zezë të mercenarëve që kanë dhunuar protestuesit’. ‘Dhunën e filloi policia’, tha lideri i opozitës. Mariglen Kume, MCN TV: Ditën e shtunë në orën 12:00, të shtunën që kaloi, Partia Demokratike thirri protestën kombëtare në mbështetje të studentëve. Në protestën e orës 12:00 nuk u regjistrua asnjë incident. Ndërkohë, në orën 14:00 kur ishte thirrur edhe protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, nisën edhe përplasjet e para midis studentëve dhe policisë. Në cilën protestë ishte faktor dhe aktor Partia Demokratike? Sali Berisha: Partia Demokratike ishte tek Kryeministria, Partia Demokratike ishte tek Ministria e Arsimit. Dhunën e filloi policia. Edhe te Ministria e Arsimit, e filloi policia. Nuk është e vërtetë që...
Burimi:
syri.net