Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha-deputetëve socialistë: Dorëzoni mandatet, nuk ka vend për ju në Parlament
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi sot Akademinë Politike të PS-së e cila zhvillohet me qëllim trajnimin e deputetëve socialistë që marrin mandatin në shtator të këtij viti. Berisha tha se deputetët socialistë nuk përfaqësojnë popullin, por kartelet e drogës dhe të krimit. Për këtë arsye ai kërkon që ata të dorëzojnë mandatet, në mënyrë që vendi të zhvillojë zgjedhje të reja.