Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha denoncon “terrorin shtetëror” në Theth dhe akuzon Ramën për manipulim të votës së diasporës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku ka dënuar ashpër aksionin e qeverisë ndaj banorëve të Thethit, duke e cilësuar atë si një “akt shtetëror terrori” dhe një nga veprimet më të rënda në historinë e vendit. Berisha akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin e ekonomive të banorëve përmes prishjes së banesave të ndërtuara në pronat e tyre. Ai i cilësoi këto veprime si të pabesa, mafioze dhe hakmarrëse, duke theksuar se Rama fillimisht kishte premtuar legalizimin e ndërtimeve dhe inkurajuar investimet e emigrantëve në Theth, por më pas i ka shkatërruar...