Berisha denoncon me pamje: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i ‘trenit bullgar’

Berisha denoncon me pamje: Ja zyrat paralele me qendrat e votimit të PS ku drejtohet operacioni i ‘trenit bullgar’

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka bërë akuza të forta ndaj Partisë Socialiste, duke denoncuar me pamje atë që e cilësoi si operacionin e “trenit bullgar”. Berisha denoncoi si në disa qendra paralele të vendosura pranë qendrave të votimit, zyrtarë të lartë të PS-së organizuan dhe drejtuan procesin e blerjes së votave në zgjedhjet e 11 majit. Ai publikoi pamjet ku shihet edhe Enkelejda Ymeraj, drejtoreshë qendrore e inovacionit që tenton të fshihet dhe largohet me dokumente nga këto ambiente.  Berisha akuzoi mazhorancën për manipulim të zgjedhjeve dhe e cilësoi procesin si një farsë elektorale. Pjesë nga deklarata: Mercenarë të paguar bëjnë çdo gjë që të justifikojnë dhe t’u servirin shqiptarëve farsën elektorale si proces zgjedhor. Këta, edhe njëherë, në minimum mercenarë, që nxijnë letra, shkrime,...