Berisha: Bashkohemi kundër Ramës, i ftoj sërish partitë opozitare për koalicion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo forcë politike opozitare për të ndërtuar një front të përbashkët kundër qeverisë së Edi Ramës. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ me Blendi Fevziun, Berisha përsëriti thirrjen për bashkim, duke theksuar se objektivi është largimi i kryeministrit. Gjatë diskutimit për sondazhin e Noto-s, që sipas Berishës tregon se opozita e bashkuar dominon ndjeshëm në Tiranë, ai u përball me skepticizmin e moderatorit Blendi Fevziu. Ky i fundit vuri në pikëpyetje rrethanat në të cilat ishte realizuar sondazhi dhe theksoi se rezultatet nuk mund të interpretohen pa marrë parasysh sistemin zgjedhor. Pjesë nga debati: Sali Berisha: Absolutisht jo. Pse? Çfarë tregon Noto? Ma nxirr pak të lutem. Ma nxirr, Noto është, më...
Burimi:
syri.net