Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha ankohet për terrorin psikologjik të Ilir Metës: I kanë hequr telefonin
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka denoncuar në një konferencë për mediat, se ish-Kreut të Shtetit, Ilir Meta, po i bëhet terror psikologjik në burg. “Banditë me uniformë në burgun e Fierit kanë ushtruar terror psikologjik ndaj Ilir Metës sepse ai ka dhënë një intervistë në media, ka ushtruar të drejtën e fjalës së tij”, u shpreh kryedemokrati. Berisha u shpreh se Ilir Metës nuk iu është lejuar takimi me familjarët dhe se i kanë hequr telefonin, si edhe të drejtën e komunikimit. “Kanë shkuar gjer aty sa nuk i kanë lejuar takimin me familjarët duket pretenduar se janë 4 dhe mund të futen...