Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Berisha akuzon qeverinë për turizmin: Numri i të huajve në Shqipëri është ulur ndjeshëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka refuzuar të komentojë letrën e dërguar nga kompania lobuese në SHBA, e cila kërkonte që të hiqej non-grata me argumentin se Berisha është politikan aktiv, ndryshe nga më parë kur thuhej se ishte pensionist. “Për këtë nuk kam koment. Në lidhje me këtë gjë, drejtohuni kompanisë dhe jo mua. Nuk jam zëdhënësi i kompanisë, s’flas për gjëra që s’më takojnë…” Me fokusin te turizmi, kryedemokrati ka pranuar rritjen e turistëve në Shqipëri përgjatë viteve, mirëpo thotë se shifrat e paraqitura nga qeveria janë të manipuluara, ndërsa shkakun e gjen te paratë ilegale. “Numri i turistëve ka vazhduar të rritet në mënyrë të padiskutueshme. 2-3 vitet e fundit është paraqitur një numër prej 10 milionësh, që përbën një mashtrim...