Berisha akuza Policisë e Qeverisë, bën thirrje për tjetër protestë: Nesër është dita e studentëve, të gjithë në mbështetje të tyre në të njëjtën orë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas protestës së studentëve, duke dënuar dhunën e pretenduar ndaj protestuesve dhe duke akuzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama për përdorim të forcës ndaj tyre. Në reagimin e tij, Berisha u bëri thirrje qytetarëve, prindërve dhe mbështetësve të opozitës që t’u bashkohen studentëve në protestën e paralajmëruar për nesër, në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit. Reagimi i plotë i Sali Berishës pas protestës: “Dita e sotme dhe nata ishin dita e dhunës më të egër, shtazore, të regjimit ndaj studentëve, që nga viti 90 gjer sot. Sot, padrino i Shqipërisë, Edvin Kristaq Rama tejkaloi në dhunën e egër dhe shtazore që ushtroi ndaj studentëve në protestë paqësore, dhunën e diktatorit Ramiz Alia në dhjetor të 90...
Burimi:
javanews.al