Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: 4500 aktivitete të ndaluara u zhvilluar gjatë 4 muajve të periudhës zgjedhore. Dokumentet janë në Spakin e partisë, por Altin Troplini nuk i sheh
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, akuzoi qeverinë për manipulim masiv të zgjedhjeve të 11 majit, përmes 4500 aktiviteteve të paligjshme gjatë periudhës zgjedhore. Ai deklaroi se këto veprime përfshijnë tendera, asfaltime dhe investime publike me qëllim blerjen e votës, në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Berisha tha se dokumentet janë dorëzuar në SPAK, por u shpreh se prokurori Altin Troplini "refuzon t’i shohë", duke e akuzuar si bashkëpunëtor në atë që ai e quajti "farsë elektorale". Fjala e tij: Është e rëndësishme që çdo shqiptar ta dijë që u përdorën miliarda e miliarda nga buxheti i shteti vetëm e vetëm për të ndikuar tek vota e shqiptarëve, për partinë e krimit. Me 3 maj, Emiriana Sako alias Gjushi me pantallona...