“Berat, mundeni Serbinë”! Kërkesa nga Bujanoci për kapitenin e Kombëtares

“Berat, mundeni Serbinë”! Kërkesa nga Bujanoci për kapitenin e Kombëtares

Përpara se t’i bashkohet përgatitjeve të Shqipërisë për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë, Berat Gjimshiti ndaloi në vendlindjen e prindërve, në Luginën e Preshevës. Aty kapiteni kuqezi u prit nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti. Në hyrje, ylli i Kombëtares mori buqetë me lule nga një vajzë e veshur me kostum tradicional shqiptar. Në takimin formal, përveç dorëzimit të pllakatës së mirënjohjes, Pajaziti kishte edhe një porosi për Gjimshitin. Pajaziti: Me respekt të veçantë nga qytetarët e Komunës së Bujanocit, mirënjohje për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë. Gjimshiti: Shumë faleminderit. Pajaziti: Veç një kërkesë kam, duhet të mundni Serbinë. Gjimshiti: Me kismet....
Burimi: Javanews.al