“Bëra muhabet me të gjithë personelin”/ Kryemadhi ironi pasi del nga SPAK: U kërkova votën agjentëve të BKH për Metën

“Bëra muhabet me të gjithë personelin”/ Kryemadhi ironi pasi del nga SPAK: U kërkova votën agjentëve të BKH për Metën

Monika Kryemadhi ka ironizuar pas daljes nga ambientet e SPAK, pasi iu pyet se për çfarë deklaroi për prokurorët e posaçëm. Deputetja e PL-së u shpreh se bëri muhabet me të gjithë stafin e Prokurorisë së Posaçme duke shtuar se “ishte interesante”. Kryemadhi shtoi me ironi se u kërkoi agjentëve të BKH-së, prokurorëve, si edhe të tjerëve në SPAK votën për Ilir Metën, i cili ndodhet në qeli me urdhër të SPAK prej 21 tetorit 2024. “Bëmë muhabet me gjithë personelin, stafin, ishte interesante. U kërkova votën për koalicionin opozitar, agjentëve të BKH, prokurorëve, protokoll, shërbim, gardë, oficer, çdo njeriu...
Burimi: Sot.com.al