Burimi:
Sot.com.al

Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani, ja si e cilëson Ministria e Jashtme e Serbisë vendimin
👁8329
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka shprehur “shqetësim serioz” lidhur me, siç u tha, “vendimin e shprehur verbalisht” të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të shtunën se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo u informua për këtë vendim nga ministri i Jashtëm i Sudanit, Ali Yousuf al-Sharif, gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë. Në një njoftim në X, Osmani tha se Kosova dhe Sudani janë pajtuar për të lidhur marrëdhënie diplomatike. Në një komunikatë të lëshuar më 13 prill, Ministria e Punëve...