Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Beogradi bën një “hap” pas: Gati për kompromise të vështira me Prishtinën
Serbia është e përgatitur të bëjë “kompromise shumë të vështira” me Kosovën. Kështu është shprehur Ministri serb për Çështjet Europiane, Nemanja Staroviç. Në një intervistë për Agjencinë Austriake të Lajmeve, APA, zyrtari i lartë serb tha se Beogradi dëshiron të “normalizojë plotësisht” marrëdhëniet e tij me Prishtinën. “Beogradi është i gatshëm të angazhohet në dialog me Prishtinën. Por nuk mund të jetë një lojë me shumë zero në të cilën njëra palë humbet gjithçka në mënyrë që pala tjetër të fitojë gjithçka. Duhet të jetë një kompromis. Është një sfidë e madhe dhe ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë....