Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Bën mirë t’i heqësh vetë”/ Rama inspekton lokalet në Vlorë: Futi brenda këto tavolinat
Pas ultimatumeve të njëpasnjëshme për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama inspektoi vetë nga afër disa bare e restorante në Vlorë. Sikurse duket nga pamjet, Rama ndalet në një restorant dhe i drejtohet një personi se duhet të heqë tavolinat dhe vazot jashtë, që të lirojë trotuarin për këmbësorët. “Mirë është që t’i heqësh vetë”-dëgjohet të thotë Rama. ‘Fushata’ e kryeministrit për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej ditësh. Top Channel