“Bën lojë të pisët”- Luan Baçi sulmon Erion Braçen për Territorialen: Tallet me deputetët socialistë dhe votuesit e tij! Këtë ka bërë gjithmonë
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar qëndrimet e Erion Braçes lidhur me reformën territoriale dhe përplasjet brenda Partisë Socialiste. I ftuar në A2CNN, Baçi deklaroi se Braçe tallet me deputetët socialistë dhe votuesit e tij, ndërsa vuri në pikëpyetje nëse ai do të votonte kundër qëndrimeve të mazhorancës. “Unë nuk e dëgjova fjalimin e Braçes dhe akoma nuk e kam dëgjuar asnjë fjalim të tij. Ai është një nga deputetët më koherentë të Partisë Socialiste, por ai tallet me socialistët, tallet me votuesit e vet. Këtë e ka bërë gjithmonë”, u shpreh Baçi. Baçi shtoi se Braçe nuk do të votonte kundër mazhorancës pa miratimin e kryeministrit Edi Rama. “Kam thënë që Braçe mund të mos votojë vetëm nëse i jep leje Rama,...
Burimi:
javanews.al