Belsh/ Zjarri djeg një sipërfaqe toke prej 40 ha, shkrumbohen ullinjtë shumëvjeçarë

Belsh/ Zjarri djeg një sipërfaqe toke prej 40 ha, shkrumbohen ullinjtë shumëvjeçarë

Dy vatra të fuqishme zjarri kanë përfshirë për rreth 9 orë këtë të hënë, një sipërfaqe të konsiderueshme në territorin e Bashkisë Belsh dhe Njësisë Administrative Rrasë, duke vënë në rrezik zona të mëdha  me bimësi, kryesisht, ullishte dhe sipërfaqe të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore. Sipas të dhënave zyrtare, rreth 40 hektarë tokë janë përfshirë nga flakët, ku përveç bimësisë së egër është djegur edhe një sipërfaqe e konsiderueshme me ullinj shumëvjeçarë, të një rëndësie të veçantë për bujqësinë dhe ekonominë. Zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës u përballën me një situatë të përkeqësuar nga era e fortë dhe terreni...
Burimi: Syri.net