Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Belinda Balluku takime bilaterale në Forumin Global për Transportin dhe Ndërlidhjen në Stamboll
Gjatë Forumit Global për Transportin dhe Ndërlidhjen në Stamboll, zëvëndëskryeministrja, njëherësh Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku zhvilloi takime bilaterale me ministra nga vende të ndryshme. Balluku u shpreh se me Zëvendëskryeministrin, njëherësh Ministër i Transportit, Grozdan Karadjov, u diskutua ecuria e projekteve të lidhura me Korridorin VIII, që nuk është thjesht një korridor transporti komercial, por dhe një korridor sigurie, ndërsa u bashkërenduan veprimet që do ndërmerren bashkërisht në të ardhmen. “Gjithashtu takova edhe delegacionin e Ukrainës, me të cilët diskutuam të gjitha çështjet që duhet të avancojmë në të ardhmen, siç është marrëveshja e bashkëpunimit midis dy...