Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Belinda Balluku me Ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen
Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen, zhvilloi një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, ku u prit nga homologë dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare për të diskutuar zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjatë takimeve të zhvilluara, në fokus ishin çështje që lidhen me sigurinë kibernetike, ku Izraeli konsiderohet një nga vendet më të avancuara në botë, si dhe modernizimi i rrjeteve të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri. Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu dhe aspektet e bashkëpunimit ekonomik, me synim afrimin e mëtejshëm të dy vendeve. Një nga momentet kryesore të vizitës ishte konferenca e mbajtur në Tiranë, ku delegacioni...